Kishin ardhur për pushime nga Kosova, përplasen dy makina! 3 të plagosur rëndë, dërgohen te Trauma në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit. Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të plagosur 3 shqiptarë të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në orës 07:00,  ku 2 makinat me drejtues A. Sh. dhe F. K janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur pasagjerë A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.

3 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?