Policia greke ka ka shkatërruar një grup kriminal në Athinë, ku në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke shqiptarët kishin kthyer një magazinë në një laborator modern kultivimi të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sativa. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 35, 35 37 dhe 39-vjeç. Aktivikteti i tyre kriminal nuk ishte vetëm në kultivimin e sofistikuar të drogës që kishin ngritur por edhe në shpërndarje e shitjen e lëndës narkotike.
Në total në këtë laborator u gjetën:
915 fidanë të rritur nga 10 në 70 cm lartësi.
2.6 kg kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike.
4 celularë.
Sipas polcisë metodat e përdorura nga shqiptarët në këtë laborator ishin shumë të sofistikuara, ndërsa nëse do të shitej sasia e drogës që u sekuestrua do të kapte shifrën e 500 000 eurove. Ndërkohë të arrestuarit janë dërguar në burgun e Plamenmiladikon të Athinës.