TIRANË - Dy 18-vjeçarë nga Tropoja janë arrestuar pasi kanë shantazhuar një person tjetër se do të bënin publike disa materiale intime të cilat i kishin zbuluar pasi i kanë hakuar adresën e “Facebook”

Si rezultat I këtij operacioni të koduar Shtrëngimi u bë arrestimi në flagrancë i E. Hajdarmataj,18 vjeç, banues në Tropojë dhe D.Gjomakaj, 18 vjeç, banues në Tropojë.
 
Arrestimi i tyre në  flagrancë u bë në momentin kur këta shtetas ishin  duke marrë shumën e parave të kërkuara në formë shtrëngimi (gjobëvënie) ndaj (viktimës), të cilin e kanë kanosur psikologjikisht.

Personat e lartpërmendur, nëpërmjet teknikave kompjuterike të paligjshme kanë marrë në administrim të dhëna personale intime të të demtuarit nga profili i tij ne rrjetin social Facebook, dhe prej disa muajsh e kanë shantazhuar atë për të dhënë vlera pasurore, si shpërblim për mos publikimin e ketyre të dhënave.  
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Dy aparate telefonik celular Smartphone me kartat SIM dhe një njësi kompjuterike të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i kaluan për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë  për Krimet e Rënda, për veprën penale   "Shtrengimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)