Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, pasi një automjet ka përplasur një motor të cilin e drejtonte një i moshuar.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i moshuari është jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga Report tv, shihet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore, teksa rreth tij ka njerë që po mundohet ta ndihmojnë. Pranë tij ndodhet ambulanca, në mënyrë që të bëjë verifikimin e nevojshëm mjekësor.
Duket se i moshuari kishte dal të bënte pazar, pasi përveç motorit të dëmtuar në asfalt shihen edhe disa fruta të hedhura, pas përplasjes.