Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali, pasi kishte fshehur 9 kilogramë kokainë në dyshemenë e makinës.
Ai u ndalua policia rrugore pranë Orvieto gjatë një kontrolli rutinë në autostradë, shkruajnë mediat italiane.
Dokumentet e drejtuesit dhe të automjetit rezultuan të rregullta, por sjellja e tij e tensionuar ngriti dyshime dhe nuk dha shpjegime bindëse.
Më pas ai pranoi se poshtë sediljes ndodhej një hapësirë e fshehtë.
Ndarja hapej përmes një sistemi të sofistikuar elektromekanik që aktivizohej nga një kombinim lëvizjesh në komandat e panelit të makinës. Brenda hapësirës sekrete u gjetën tetë pako kokainë.
Me urdhër të Prokurorisë së Terni, 35-vjeçari u dërgua në burg, ndërsa automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan.
Komente









Po donte te pasurohet sa ma shpejt,por tani dote pasurohet ne burg keta Shqipetare nuk na duhen lirish mundet te vendoset denim me pushkatim nuk me dhimben aspak Shqipetari i sinqert e meriton penzionin me pune dhe jo me droge tue helmuar te rijnte.
Përgjigju