Kapet në burgun e Drenovës 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në datë 23 Mars, ku shtetasi Lorenc Cuke ka hyre për takim në burg, për t'i çuar ushqime të dënuarit M.M.
Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë. I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo. Të dy shtetasit janë proceduar dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.
Komento