Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe
LEZHË, 13 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/-Një 49 vjeçar me banim në Tiranë, është arrestuar sot nga ana e policisë së qaarkut Lezhë, pasi akuzohet për veprat penale të "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë" dhe "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Burime zyrtare nga kjo drejtori, bëjnë të ditur për ATSH-në se i arrestuari në flagrancë quhet, Selim Ismajli, vjeç 49, dhe sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, mbi urën e lumit Mat, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ky shtetas duke drejtuar mjetin veturë BMW me targa 1EBT823, është përplasur me mjetin veturë Benz me targa LA2875A, që drejtohej nga shtetasi N. M,vjeç 57, me detyrë punonjes policie në Kom.Pol.Lezhë.
Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në Spitalin Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Selim Ismajli kishte konsumuar alkol mbi 0.5%. Materialet i referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqesor Kurbin, për veprat penale të "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë" dhe "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt"./a.g/
/Shqiptarja.com