Një 24-vjeçare braziliane është arrestuar në Durrës për prostitucion. Ajo e kishte kther një apartament të marrë me qira prej saj në lagjen nr. 4 në një ‘fole’ prostitucioni.

24-vjeçarja ka refuzuar të hapë derën dhe më pas ka ndërhyrë Zjarrfikësja.

Asaj iu sekuestruan pasaporta, para dhe 2 celularë, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë edhe 3 shqiptarë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.