Kishte mbushur furgonin me sirianë e irakianë për t'i çuar në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz

Kishte mbushur furgonin me sirianë e irakianë për t'i çuar në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Kamzës për shkak se është kapur duke transportuar 6 irakienë e sirianë ilegalisht.

I arrestuari është I.Q banues në Bathore-Kamëz. Ai transportonte me furgonin e tij 'Ford' në drejtim të Shkodrës  për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria. Në këmbim të këtij transporti 39-vjeçari do të merrte një shumë të konsiderueshme parash por  plani nuk ka shkuar ashtu siç ai mendonte dhe ka marrë prangat e policisë.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë 39-vjeçari nga Kamza do të akuzohet për veprën penale, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë