Një 54-vjeçar me iniciale A. D nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, në lagjen "Osman Stafa " u zbulua se kishte përshtatur ambientet e lokalit për organizimin e lojërave të ndaluara, basteve sportive.  

Gjatë kontrollit u sekuestrua kompjuteri që përdorej për zhvillimin e aktivitetit të ndaluar.

Mbi 54-vjeçarin e arrestuar rëndojnë veprat penale:  "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.