Burime nga mjekësia e Fierit thonë se ende nuk ka ardhur pergjigjia e tamponit por ai kishte shfaqur shenja te COVID dhe për këtë arsye i është bërë testi.
Ditët e fundit në vendin tonë situata e COVID është bërë shqetësuese pasi kemi një rritje të lartë të rasteve ditore dhe të vdekjeve. Kësisjo janë marrë dhe masa kufuzuese kundër përhapjes së COVID të cilat hyjnë në fuqi ditën e sotme.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:15
Ndarja nga jeta e mësuesit në Fier, reagon Kushi: Kontribut me vlerë në fushën e arsimit! Hidhërim për ndarjen nga jeta pas betejës së humbur me COVID
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta të mësuesit Gramoz Abedinaj nga Fieri, ku mes rreshtash e ka falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, ndërkaq shpreh hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me COVID.
"Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri! Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm", shkruan Kushi.