Kishte shkelur rregullat Schengen/ 36-vjeçari tenton të korruptojë me 50 euro punonjësin në Rinas, arrestohet
Aeroporti i Rinasit dhe kartmonedha 50 eruo
Një 36-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia Kufitare e Rinasit pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës, për shkak se kishte kaluar afatet e qëndrimit në zonën Schengen. Ai i ofroi policit një kartëmonedhë 50 euro, për të udhëtuar sërish drejt vendeve të BE-së.
"Shtetasi F. A., 36 vjeç, rreth orës 09:30 është paraqitur në aeroport, për të udhëtuar drejt një vendi të BE-së. Pas mbërritjes në kabinën e kontrollit kufitar, ky shtetas ka paraqitur pasaportën e tij si dokument udhëtimi dhe boarding pass.
Nga ana e efektivëve të Policisë Kufitare i është kërkuar një dokumentacion shtesë që të justifikonte qëllimin e udhëtimit të tij, pasi u konstatua se kishte konsumuar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Ky shtetas nuk ka pasur ndonjë dokument qëndrimi në vendet e zonës Schengen dhe për këtë arsye është njoftuar nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare se do i refuzohej dalja nga Shqipëria.
Pasi ka marrë këtë njoftim, shtetasi F. A. ka nxjerrë një kartëmonedhë 50 euro, me të cilën ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike". Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare, e cila apelon për të gjithë ata qytetarë që duan të qarkullojnë drejt vendeve të BE-së, që të plotësojnë të gjitha kriteret për të qarkulluar dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, pasi do përballen me ligjin.
Kartmonedha 50 euro që i ofroi policit
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3136
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Plagosi me armë zjarri një person në Rrethrrotullimin e Plepave 6 muaj më parë, ekstradohet nga Gjermania 25 vjeçari (EMRI)
13 Nëntor, 14:55
-
Me 26 kg kanabis në valixhe nga Dubai, arrestohet në Rinas! 21 vjeçari me banim në Luksemburg
11 Nëntor, 11:25
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
4 Nëntor, 13:58
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor, 14:04
-
Report Tv siguron Progres raportin e BE për Shqipërinë: Mbështesim objektivin e qeverisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! Përparim në luftën kundër korrupsionit
30 Tetor, 12:30
-
Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit
22 Tetor, 10:35
-
Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes
16 Tetor, 16:07
-
Me pasaportë dhe patentë sllovene false, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas
15 Tetor, 15:59
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
'Goditëm të paprekshmit' Dumani: U sekuestruan 150 mln euro pasuri e krimit! Pavarësia e SPAK kusht themelor, të mbrohet nga ndërhyrjet a presionet e padrejta që minojnë integritetin
3 Tetor, 11:29
-
EMRI/ 'Para drejtësisë', Suedia sjell në pranga 34-vjeçarin me dy identitete, akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh me skaf
28 Shtator, 10:50