Një javë më parë Besëlidhja siguroi matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, por kjo s’e ka penguar të bëjë detyrën edhe në javën e fundit në kampionat. Lezhjanët këtë të shtunë kanë triumfuar me rezultatin 0-2 përballë Naftëtarit
Takimi i zhvilluar në Kuçovë vulosi një sezon të suksesshëm për Besëlidhjen, e cila siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në përfundim të ndeshjes, skuadra lezhjane ngriti edhe kupën e kampionit të Grupit A, duke kurorëzuar një rrugëtim të qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit.
I pranishëm në ceremoninë festive ishte edhe presidenti i klubit, Pjerin Fushaj, ndërsa trajneri Elvis Plori u shpreh i kënaqur me arritjen, duke vlerësuar përkushtimin e ekipit dhe punën e bërë gjatë gjithë kampionatit.
Komente









