Vizita e Kitaroviç/ Mban fjalim në Parlament, takon Ramën: Se harrojmë sakrificën e shqiptarëve, mbështesim integrimin në BE

Tiranë-Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Parlamentin shqiptar.

Kitaroviç ka thënë se mes dy vendeve ka një marrëdhënie të mirë që daton që prej kohës së Venedikut. Presidentja kroate tha se shqiptarët janë të respektuar në Kroaci.

Ajo theksoi se shteti kroat mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. 
Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Shenjtorja Nënë Tereza vizitoi është Shqipëria, mik i kohëve të vështira. Pakicat janë urë e rëndësishme për përfitimin e dy kombeve. Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera drejt BE. 
Mbështesim fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.

Kolinda Grabar Kitaroviç, presidentja e Kroacisë.

Kitaroviç ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë. Presidentja zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot, pritet të marrë nga qyteti i Beratit titullin "Qytetar nderi".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Kitaroviç takon Ramën, pritja zyrtare në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim zyrtar presidenten kroate, Kolinda Grabar, Kitaroviç.

Rama i ka uruar mirëseardhjen Presidentes kroate në Kryeministri. Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit të Ramës, duket kryeministri që i shpjegon Kitaroviç ambientet e kryeministrisë.
Rama dhe Kitaroviç u takuan më herët në samitin e NATO-s, ku ata shkrepën foton e “famshme” e të komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ndodhet në një vizitë zyrtare 2 ditore në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët kryesorë të shtetit shqiptar. Më herët në Parlament, Kitaroviç ka thënë se mes dy vendeve ekziston një miqësi e vjetër dhe se nuk ka patur konflikte përgjatë historisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen