Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë larg zhurmës së kryeqytetit duke u zhvendosur në kanionet e Osumit për të njohur bukuritë shqiptare.

Diplomati i BE-së ka publikuar disa foto në faqen zyrtare në Tëitter nga vizita në Osum, ndërsa shkruan se kanionet janë një thesar i çmuar që duhet të mbrohen.

“Marshimi në kanionin e Osumit është një përvojë e mahnitshme. Shumë falenderime për Albania Rafting Group dhe për promovimin e vizitave në këtë thesar shqiptar.

Kjo dhe bukuri të tjera natyrore në Shqipëri duhet të mbrohen përmes turizmit të qëndrueshëm natyror, si dhe ruajtjes së mjedisit” shkruan Luigi Soreca.