Celibashi propozon fletë votimi me emra, Komisioni Rregullator: Nuk jemi kompetent për ta miratuar

Celibashi propozon fletë votimi me emra, Komisioni Rregullator: Nuk jemi kompetent për ta miratuar

Ilirjan Celibashi dhe fleta e votimit

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra,dhe jo fletën me numra.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur gjatë mbledhjes së sotme propozimin e Ilirjan Celibashti për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas propozimit të Celibashit, fleta e votimit parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

Komisioneri rregullator, votoi me 5 vota pro dhe asnjë kundër se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit. Votimi i rregullatorit erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të PS-së Eridian Salianji se fleta e votimit është kompetencë e Komisionierit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe jo e Komisionerit Rregullator.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji sqaroi se: Akti i paraqitur nga Komisioni është një projektakt që ka të bëjë vetëm me një model flete votimi. Pavarësisht objeksioneve që ne mund të kemi për aktin, unë i qëndroj kërkesës që objeksionet t’i paraqesim në organin i cili është kompetent. Po ju rikujtoj se ju nuk jeni organi kompetent për të diskutuar për përmbajtjen e fletës.   Në bazë të nenit 12 pika 4, kompetancat e Rregullatorit janë qarta ku thuhet që Komisioni Rregullator është organ kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhje. Unë shoh që fleta nuk është as rregull dhe as akt normativ dhe ju nuk jeni organ kompetent. Kompetent për miratimin e fletës së votimit është KQZ-ja thotë ligji.Kompetencat e Komisionerit, neni 19, thuhet se Komisioneri ushtron në emër të KQZ-së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS. Pra fleta nuk i njihet Rregullatorit dhe ju në këtë moment nuk duhet ta kaloni aktin për shqyrtim, duhet ta pushoni gjykimin dhe Komisioneri duhet ta shqyrtojë vetë përmbajtjen e aktit”.

Ky propozim u pranua nga anëtarët e Rregullatorit të cilët ia përcollën për vendimmarrje Komisionerit Celibashi. Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, do të zhvillojë nesër në orën 10:00 mbledhjen ku do të shqyrtohet projektvendimi: "Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021".

( Kliko këtu ) Fletet e votimit per cdo qytet

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër