Kjo erëz magjike ul rrezikun e
sëmundjeve të zemrës me 56%

Kjo erëz magjike ul rrezikun e<br />sëmundjeve të zemrës me 56%
Një erëz shumë e e dashur për banorët e Indisë.

Shafrani i Indisë, erëza ngjyre portokalli, e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe përbërës antiinflamatorë, lufton radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e organizmit.

Një studim i ri i kryer së fundmi botuar në American Journal of Cardiology ka zbuluar se kjo erëz aromatike mund të ulë edhe rrezikun e atakut në zemër me 56%. 

Studim pas studimi, përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë janë vërtetuar shkencërisht ! Ajo mbron trurin, parandalon inflamimin dhe mund të ndihmojë edhe trupin të luftojë qelizat kancerogjene, shkruan  David Woolfe.

Ndonëse shafran i Indisë nuk duhet të zëvendësojë stërvitjen fizike apo medikamentet, studimet tregojnë se është në gjendje të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojë krijimin e kolesterolit në enët e gjakut. 
Studimi sugjeron marrjen e 150 mg ekstrakt të shafranit (barabartë me 25 mg kurku) çdo ditë për tetë javë për të rritur funksionet e zemrës. Në pluhurin e shafranit të Indisë, përmbajtja e kurkuminit është zakonisht 2%.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri