Është dashur që Shqipëria të marrë 3 pikëshin e parë historik në kampionatin Europian edhe klipi i këngës zyrtare të Europianit 2016  e dixheit të famshëm David Guetta të vishet kuqezi.
 
Klipi i modifikuar "This one is for you"  madje dhe me fjalën Albania në fund, i është dedikuar kombëtares dhe tifozerisë shqiptare që është cilësuar më e bukura e këtij kompeticioni Europian .
 
Të paktën këtë e themi nisur nga fakti që kënga është publikuar në faqen zyrtare të francezit Guetta në Youtube.
 
Edhe kryeminsitri Rama e ka cilësuar si  kryefjalën e festës së kuqezinjve