Shpella nga ku mendohet se lindi 'Halloween'! Me siguri deri tani e keni ditur gabim historikun e kësaj ‘feste’ dhe pse duhen kostume të frikshme e jo seksi

Shpella nga ku mendohet se lindi 'Halloween'! Me siguri deri tani e keni ditur gabim historikun e kësaj ‘feste’ dhe pse duhen kostume të frikshme e jo seksi

Një shpellë e njohur si “Porta e Irlandës në Ferr”, e vendosur larg në një fushë të gjelbër në County Roscommon është ajo që disa njerëz besojnë se është origjina e Halloween.

E njohur gjithashtu si “Shpella e maceve”, besohet se ky është vendi i lindjes i festivalit irlandez parakristian të Samhain, i njohur sot si Halloween. Shpella e lagësht dhe e turbullt, e shtrirë 37 metra nën tokë, është vendi ku keltët e lashtë besonin se kishte një portë për në botën tjetër.

"Të paktën 2000 vjet më parë vendasit besonin se porta midis 2 botëve u hap më 31 tetor," tha arkeologu dhe historiani vendas, Daniel Curley. 

Porta e Irlandës në Ferr

Kjo lejonte kalimin e stinëve, nga vjeshta në dimër.

"Përbindëshat dhe manifestimet do të shfaqeshin, të udhëhequra nga perëndesha Morríghan, për të krijuar një botë gati për dimër, duke përfshirë zogj me frymë të keqe që do të hiqnin gjethet nga pemët. Vendasit do të qëndronin brenda nga frika se mos tërhiqeshin zvarrë në botën tjetër, kur fantazmat kishin mbaruar së shkatërruari tokën. Nëse duhej të dilje jashtë, vishje një kostum dhe maskë për t'u dukur e frikshme. Në këtë mënyrë do të mbetesh vetëm dhe nuk do të tërhiqesh zvarrë në botën tjetër”, tha Dr Curley, i cili ka një master në studimet mesjetare dhe një doktoraturë në arkeologji.

Llojet e kostumeve dhe maskave ka ndryshuar, ku shihen kostume ku vajzat duken “seksi” apo personazhe të kukullave, por tradita vazhdon.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja