Kjo Opozitë i shton jetëgjatësinë e pushtetit Ramës!

Kjo Opozitë i shton jetëgjatësinë e pushtetit Ramës!

Berisha, Noka dhe deputetë të opozitës

Rama qëndron në pushtet e ka gjata të vazhdojë të qëndrojë, jo se është fenomen e jo se është lider vizionar, por kjo Opozitë nuk u ofron shqiptarëve asgjë më të mirë se Rama që ta votojnë e ta sjellin në Pushtet! Kauzat e ngritur nga Opozita në sytë e shqiptarëve nuk kanë as sinqeritet e as dallim nga ato që bën Rama sot.

Opozita flet për antikorrupsion, por harron se si ka qeverisur në kohën e saj dhe si është perceptuar nga shqiptarët! Opozita flet për demokraci, por harron se si ka qenë historia e saj në të kaluarën e po ashtu edhe sot, nuk ka asgjë më ndryshe se nga Rama, qoftë në organizimin e brendshëm apo edhe në atë të jashtëm!

Opozita flet për risi dhe gjëra të reja, por harron se po rikthehet me një model më të vjetër e më të konsumuar sesa shumica e sotme e Ramës! Opozita flet për zgjedhje demokratike, por harron se ka qenë bashkëfajtore për këtë sistem zgjedhor, për kulturën e mos pranimit të rezultatit e pse jo edhe për fenomenin e tjetërsimit të votës!

Opozita flet për alternativë ndryshe e harron se një pjesë e saj ka qeverisur me Ramen deri në 2017! Opozita, ngre kauza që jo vetëm nuk i besojnë shqiptarët, por ndoshta e humbin më shumë besimin  këta të fundit! Jo çdo aksion është një kauzë dhe jo çdo kauzë mund të kthehet në aksion! E kritikojnë Ramen për qëndrime ndërkombëtare, por harrojnë faktin e tyre se janë të izoluar ndërkombëtarisht!

Opozita flet për Ramën për drejtësinë e kapur, por harrojnë se si ishte drejtësia në kohën e tyre. Nëse do të ishte ok, nuk do të duhej kjo reformë që po ndodh! Kjo Opozitë flet për protesta, por harrojnë se në kohën e tyre as nuk mund të protestohej!

Kjo Opozitë flet për largimin e të rinjve, por harrojnë se si ishte punësimi në kohën e tyre! Kjo Opozitë mund të flas për çfarë të dojë, por sigurisht nuk janë një alternativë për vendin e për këtë arsye Rama vazhdon të jetë ashtu siç është! Vendi ka nevojë për një Opozitë të re ne format, përbërje e në vizione!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 14/10/2022 16:57

    Keta kane hap gojen si krapa, duan tu futesh tullumin ne goje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen