Kjo opozitë nuk vjen kurrë në pushtet

Kjo opozitë nuk vjen kurrë në pushtet

Partia Demokratike edhe pse de facto, e ka marrë sërish “flamurin” e opozitës pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duket se gjithçka ka mbetur në vendnumuro. Sali Berisha apo dhe Lulzim Basha, nuk arrijnë dot kurrë të frymëzojnë, mobilizojnë dhe ringrejnë demokratët në protesta. Koha e tyre ka ikur. Lulzimi i konsumoi keqas shanset e të bërit “protestë ndaj qeverisjes Rama”. Dhuna, djegiet, molotovi, presionet ndërkombëtare, mbyllja në bunker, dhe zhvillimet e fundit në atë parti, i kanë hequr ndoshta përfundimisht besimin demokratëve fanatikë, se një ditë PD mund të rikthehet me fitore pushteti. brënda saj ajo forcë politike ka shumë probleme, që duhet të marrin zgjidhje, por që realisht, kjo nuk do të kurrë. Lufta dhe betejat mes Bashës dhe Berishës, edhe pse jo të barabarta, po i heqin çdo ditë shansin asaj force politike, të jetë “violinë e parë” e zërit opozitar në Parlament.

Deri sot, asnjë analizë të thelluar nuk kemi parë të bëhet lidhur me katandisjen e Partisë Demokratike në derexhenë e sotme, lidhur me humbjet, largimet, akuzat dhe denoncimet ndaj ish-kryetarit dhe kryetarit aktual. Kjo opozitë ka nevojë urgjente të ribëhet nga e para. Partia Demokratike duhet të vendosë shkrirjen e saj, arkivimin e të gjithë veprimtarisë 30 vjeçare, dhe nisjen nga një grupim nismëtar i një procesi rithemelimi. Saliu, Luli, Salianji, Kadilli, Sula, Duma, Alibeaj, Noka, apo dhe shumë të tjerë si ata, duhet të jenë emra në standat e muzeut të Partisë Demokratike.Një parti politike, nuk mund të mbijetojë pa bazën e saj, pa anëtarësinë e saj, pa zërin e saj, ashtu siç nuk mund të vijë në pushtet kurrë pa votën e saj. Ajo që ka ndodhur në 30 vite të ekzistencës saj me Partinë Demokratike, (e parë si një akses i çmuar i vendit) pa asnjë mëdyshje mund të quhet një prej ndërmarjeve më kriminale të atyre që deri dje apo dhe sot, po e drejtojnë atë. E trajtuan si pronë, e zhveshën nga vlerat, nga simbolet, nga themeluesit, mashtruan dhe morën pushtetin nën emrin e saj, u pasuruan dhe vazhdojnë të majmen me para dhe prona të paligjshme.

Në fakt “ilaçi” do të ishte, një drejtësi e pavarur, apo një Vetting në politikë, ku vendimet të dënonin por dhe tu merrnin të paudhëve milionat që gëzojnë sot. Deri tani, kemi një “non-grata” të ardhur nga SHBA drejt Partisë Demokratike, një mandat refuzimi që trazoi keqas Sali Berishën, i cili ç’nuk po bën, për të trazuar jo vetëm partinë (çiflikun e tij) por edhe Shqipërinë. Daljet në “foltore” dhe mbajtja e fjalimeve tipike të viteve ’96, kërkesa e tij ndaj demokratëve të mbetur se “duhet mbledhur Këshilli Kombëtar të anullojë largimin e tim nga grupi parlamentar”, apo dhe nxitja e ndonjë elementi të dhunshëm “për të rrëmbyer edhe armët”, tregon sa mbrapa në kohë dhe mentalitet ka mbetur opozita e djeshme dhe e sotme. Si mund ti besohet një opozite të tillë, si mund ti besohet pushteti një partie si Partia Demokratike, si mund të mos mbushesh me zemëratë dhe indinjatë tek dëgjon njeriun dhe ideatorin e fajdeve të 1996, të 1997, 1998, Gërdecit, 21 Janarit, ideatorit të krijimit të grupeve paramilitare për “mbrojtjen e votës” (apo dhe mëkateve të tjera përgjatë kohës së pushtetit) tek kërkon rikthimin, tek kërkon pushtetin, edhe pse është shpallur “non-grata” nga aleati ynë stradegjik SHBA…..

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër