Kjo përzierje do t’ju ndihmojë në 
pastrimin e gurëzave dhe cipëzave

Kjo përzierje do t’ju ndihmojë në <br />pastrimin e gurëzave dhe cipëzave
Dhëmbët janë pjesë shumë e rëndësishme e pamjes tonë, por përveç dukjes së bukur që na japin dhëmbët e bardhë, ata kanë edhe një rol akoma më të madh, ndihmën në përtypjen e ushqimit, prandaj na duhet ti mbajmë ata sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Të gjithë kanë probleme me gurëzat dhe cipëzat që zënë dhëmbët për shkaqe të ndryshme, si konsumimi i kafes, pirja e duhanit, konsumi i ushqimeve me shumë sheqer, etj.

Por ka një përzierje të cilën dentistët nuk do donin që ne ta dinim pasi do tu bënte konkurencë.

Bëhet fjalë për një pastë të bërë në kushte shtëpie, e cila pastron gurëzat, cipëzat dhe vret gjithë bakteret në gojën tuaj.

Kjo përzierje bazohet te soda e bukës, e cila është e njohur si një nga pastrueset më të mira në dispozicion dhe mund të përdoret në qindra aplikime, duke përfshirë edhe higjienën orale.

Bikarbonati i natriumit përdoret direkt pas larjes së dhëmbëve, për shkak të efektit zbardhues dhe heqjes së njollave, si dhe baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve dhe erën e keqe të gojës.

Përzieni sodën e bukës me kripë. Pastaj lagni furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përhapeni në të përzierjen e mësipërme. Lajini dhëmbët dhe shpëlani gojën. Përsëriteni për rreth 2 minuta.

Pastaj përzieni peroksidin e hidrogjenit me ujë të ngrohtë dhe shpëlajeni gojën tuaj për një minutë, pastaj shpëlani gojën.

Përdorni kruajtëse dhëmbësh, ose më mirë fill dentar për të larguar ndonjë papastërti dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Këtë proçedurë mund ta përsërisni 2 herë në javë dhe do të arrini rezultate fantastike.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar