KKRT ndalon reklamën "Shoku i Çimit"
ka veprime të dhunshme
Këshilli i Kombëtar i Radio Televizionit urdhëron operatorët radio- televizivë ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës. Ka veprime të dhunshme që mund të çojnë në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja.
TIRANE- Këshilli i Kombëtar i Radio Televizionit urdhëron operatorët radio- televizivë ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës për internetin 3G, të kompanisë celulare AMC, apo të njohur për publikun shqiptar si “shoku i Çimit”. Sipas KKRT-së në reklamë ka veprime të dhunshme që mund të çojnë në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja.
Këshilli i Kombëtar i Radio Televizionit kishte nisur vizionimin e kësaj reklame nisur nga rekomandimi i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe mbështetur në detyrat fuksionale të parashikuara në ligj.
Reklama që kishte të bënte me internetin 3G prej disa ditësh ishte në transmetim nga disa operatorë televizivë, të cilët nga data 2 shkurt u është kërkuar të ndërpresin në mënyrë të menjëhershme ndërprerjen e transmetimit.
“Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, pas shqyrtimit të detajuar të pamjeve dhe tekstit të reklamës, arriti në përfundimin se në përmbajtjen dhe mesazhin e kësaj reklame teprohet me një lojë të detyruar, me veprime dhune, që mund të çojë në nxitjen e akteve e veprimeve të dhunshme te teleshikuesit, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja”- nënvizon KKRT.
Sipas organit që merret me rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë reklama “nuk respekton dispozitat e ligjit nr. 8410, dt. 30. 09. 1998, “Për Radion dhe Televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55 pika 2, ku përcaktohet se: “Nuk lejohet të transmetohen në radio dhe televizion reklamat që nxisin... dhunën”, si dhe neni 56, paragrafi 1, ku ndalohen reklamat “ ...që nxisin sjellje, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal psikik të fëmijëve."- thuhet në njoftimin për shtyp të KKRT.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.8%
-
Të gabuar
22.2%
-
Nuk kam mendim
10%
Vota total: 973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Ndarja nga jeta e Sabah Bizit, reagon Benet Beci: Lamtumirë mjeshtër, do mbetesh përgjithmonë në kujtesë
16 Janar, 14:30
-
VIDEO/ Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, shikoni dëmet
16 Janar, 14:28
-
VIDEO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, momenti kur uji vërshon poshtë e merr para gjithçka
16 Janar, 14:20
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, policia: Rrezik për përmbytje! Uji ka hyrë në 2 restorante, dëme dhe në 10 biznese
16 Janar, 13:55
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares
16 Janar, 13:52
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40