Klajda Gjosha: LSI forcë e parë
duam Ilir Metën Kryeministë

Klajda Gjosha: LSI forcë e parë<br />duam Ilir Metën Kryeministë
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaron se LSI kërkon që Ilir Meta të jetë Kryeministër i ardhshëm i vendit. 

Gjatë një prononcimi për një televizion lokal në Pogradec, Gjosha ka theksuar Meta është njeri i dialogut dhe faktor konstruktiv në politikën shqiptare. 

"Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. LSI do jetë forcë e parë në këto zgjedhje", tha ministrja e LSI-së.

Ajo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit.

Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”
, theksoi Gjosha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit