Klajdi Marku: Nisa Apollon
2013, pres buxhetin nga MKRS

Klajdi Marku: Nisa Apollon<br />2013, pres buxhetin nga MKRS
TIRANE - Festivali Ndërkombëtar i Aktrimit "Apollon 2013" ka nisur përgatitjet gjatë kësaj vere, dhe “mendohet të zgjasë 5-6 ditë”, pohojnë organizatorët duke komentuar se kjo “është në varësi të buxhetit që do të jetë në dispozicion të këtij aktiviteti”.

Organizatorët kanë marrë masa që ky festival të nis gjatë sezonit të vjeshtës në muajin shtator. Shkaku i shtyrjes së festivalit deri në këtë stinë është “buxheti shumë problematik për aktivitete të tilla artistike dhe kulturore”, pohon drejtori i festivalit Klajdi Marku.

Gjithashtu, Marku pohon se pritet të marrin pjesë 7-8 trupa teatrore nga të vendi dhe të huaja, dhe shprehet se “të vetmet burime që bëjnë të mundur realizimin e këtij evenimenti janë Bashkia Fier dhe MTKRS, po fatkeqësisht kjo e fundit në tre vitet e fundit nuk është ndjerë”.

Më shpresën e një mbështetetje nga institucionet e sipërpërmendura drejtori i Apollon Marku ka nisur përgatitjet. Festivali Apollon ka një eksperiencë 12-vjeçare. Në edicionet e tij ky festival është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm spektatorësh, me rreth 80 trupa të hapësirës mbarëkombëtare dhe të huaja, me pjesëmarrjen e qindrave artistëve, sicc shprehte drejtori Marku, i cili thotë se këto edicione “kanë arritur shifrën e 50 000 spektatorëve”.

Gjithashtu KLajdi Marku kujton se në skenën e tij jan ngjitur për për të shprehur talentin e tyre figura të shquara si: Sulejman Pitarka, Birçe Hasko, Mirush Kabashi, Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Fadil Kujovsa, Aleko Prodani, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Hervin Çuli, Luftar Paja, Hajrie Rondo, Fatmir XHelili, Klajdi Marku, Muhamet Sherri, Bajrush Mjaku, Neritan Liçaj, Arta Muçaj, Zyliha Miloti, etj.

Festivali  Ndërkombëtar “Apollon”, i cili mbahet në qytetin e Fierit. Edhe një vit më parë ky festival u përpoq të mbijetojë ku organizatorët ftuan të marrin pjesë trupa të ndryshme teatrore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan