Me 499 vota pro, 130 kundër dhe 93 abstenime, Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për azilin dhe emigracionin. Përmes kësaj resolute Parlamenti Europian kërkon që të krijohet një mandat i qartë për operacionin "Triton", si dhe zgjerimin e zonës së operimit.
Ndërprerja e këtij operacionit, ishte një gabim i madh deklaroi Jean-Claude Juncker në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së në Këshillin Evropian. Duke e konsideruar emergjente zgjidhjen e kësaj krize të emigrantëve në Mesdhe, Juncker propozoi emigracionin e ligjshëm, bashkëpunimin dhe solidaritetin e vendeve të BE-së dhe hapjen e dyerve për emigrantët.
“Ndërprerja e Mare Nostrum ishte një gabim i madh që shkaktoi shumë humbje jetësh njerëzore. Trefishimi i financimit të operacionit të kërkimit dhe shpëtimit Triton në Mesdhe është kthim në normën e duhur; anormale ishte që lamë Italinë të vepronte e vetme. Nga këshilli i BE-së ka pasur përgjigje të menjëhershme, por sërish kjo është e pamjaftueshme”, u shpreh Juncker.
Në mbledhjen në Strasburg, Nigel Farage tha se nuk ishte zgjidhje hapja e dyerve për miliona emigrantë, ndaj si zgjidhje propozoi politikën e emigracionit të ndjekur nga Australia.
Ndërkohë shefja e diplomacisë së BE-së, Federicha Mogherini nga ana tjetër ndodhet në Washington ku pritet t’i kërkojë OKB ndërhyrje dhe operacione policore për zgjidhjen e kësaj krize që u ka kushtuar jetën mijëra personave nga Afrika Veriore.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com