Klani i tre beqareve në “BB7”,
Esida: Eraldi nuk më flet më

Klani i tre beqareve në “BB7”,<br />Esida: Eraldi nuk më flet më
Tri “beqaret” e shtëpisë janë në qendër të vëmendjes së banorëve të shtëpisë më të famshme të “Big Brother 7”.

Klani i përgatitur që në fillim të javës së parë duket se nuk po ecën normalisht, pasi banorët mes tyre kanë vënë re që ato janë futur me qëllim për të ndarë çiftet.

Pas lajmit që çifti Eraldi dhe Esida u kapen “mat’ nga kamerat mes puthjesh, ledhatimesh dhe afrimitetit të tyre, kanë marrë edhe komentet e banorëve të tjerë.

Në rastin e afrimitetit të Eraldit me Esidën, disa nga banorët më të ri të shtëpisë së famshme kanë nisur të komentojnë rreth tyre dhe afrimitetit që ato kanë shfaqur.

Por, situata është tensionuar më shumë pas largimit të Eraldit nga Esida.

Për këtë arsye, një nga shqetësimet kryesore të Esidës është fakti se Eraldi nuk i flet më.

Faktin që ai është tërhequr, përveçse është kthyer në një shqetësim për të, ajo e quan edhe një marrëdhënie të përfunduar.

Shkak për këtë, është fakti se banorët mendojnë se ato janë të infiltruara për të ndarë çiftet brenda shtëpisë.

Sipas tyre, kjo ka sjellë edhe debatet e shpeshta mes tyre dhe rrjedhimisht edhe ftohje të marrëdhënieve me pjesën tjetër të banorëve.

Këtë vit, ju kujtojmë që loja në shtëpi do të bëhet në çifte, ndërkohë që tri vajzat Juljana, Ardijana dhe Esida, janë lojtare jo në çift.

Ato gjatë javës së parë të qëndrimt në shtëpinë më të famshe të “Big Brother”, nga Vëllai i Madh kanë marrë përsipër një mision shumë të vështirë, të përçafen çiftet.

Duhet të presim natën e sotme për të parë nëse e kanë përmbushur më së miri detyrën që ju ka ngarkuar Vëllai i Madh.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në