Klasat kolektive, Rama: Kancer që u zhvillua nga opozita; Basha: Mbyllët 133 shkolla, e di çdo prind e nxënës

Klasat kolektive, Rama: Kancer që u zhvillua nga opozita; Basha: Mbyllët 133 shkolla, e di çdo prind e nxënës

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter e ka quajtur të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive.

Sipas Ramës, klasat kolektive ishin një kancer që qeveria e tij ka nisur që ta operojë me guxim pasi u zhvillua deri në absurd. 

Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë.

Edi Rama, kryeministër

Dita e sotme ka shënuar edhe nisjen e vitit të ri shkollor. 16 deputetë të Partisë Demokratike u shpërndanë në disa qytete të Shqipërisë për të denoncuar mbylljen e 150 shkollave në të gjithë vendin.

Mbyllja e shkollave është raportuar përgjatë muajit të fundit nga Report Tv dhe Shqiptarja.com në shumë zona të Shqipërisë.

Por ministria e Arsimit dhe Drejtoritë e Arsimit në rrethe kanë thënë se mbyllja e shkollave nuk ka ardhur për shkak të uljes së numrit të nxënësve, por për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Vokshi: Kryeministri sulmon opozitën, për të fshehur shpenzimet e luksit

Një tjetër reagim vjen nga PD, pas statusit të kryeministrit Rama, kjo përmes Kryetares së Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi,ku akuzon kryeministrin duke i kujtuar se gjatë qeverisjes së tij 133 mijë femijë braktisën shkollën, 100 mijë të tjerë s’kanë mundësi të hanë më shumë se një vakt në ditë, si dhe 130 shkolla janë mbyllur nga Edi Rama.

Vokshi thekson se kryeministri nuk shqetësohet për njerëzit, por sulmon opozitën në përpjekje për të fshehur faktin se shpenzimet e tij të luksit, do të mjaftonin për të ndërtuar gjithë shkollat në vend.

133 mijë fëmijë kanë braktisur sistemin shkollor katër vitet e fundit- Mbi 130 shkolla janë mbyllur nga Rama. - 100 mijë fëmijë nuk hanë më shumë se një vakt në ditë. Por fëmijët nuk janë shqetësim i EDI RAMËS. Në fakt, nuk kanë qenë kurrë në jetën e tij. Ndaj sot, në vend që të heshtë, Kryeministri ynë, që nuk e vret mendjen për njerëzit, sulmon opozitën në përpjekje për të fshehur faktin se shpenzimet e tij të lluksit do të mjaftonin për të ndërtuar gjithë shkollat në vend dhe për të paguar për të gjithë fëmijët tekstet falas.

Albana Vokshi

Ora 18:55
Basha: Mbylli 133 shkolla, tani Rama fajëson opozitën për të vërtetat që di çdo prind e nxënës

Pas postimit të kryeministrit Rama, një reagim për statusin e tij ka ardhur edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në statusin e tij në Twitter, Basha shkruan se kukulla e krimit Edi Rama është politikani më i paaftë dhe më i dështuar 30 vite.

Kjo sipas Bashës, sepse mbylli 133 shkolla dhe akuzoi opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës.

Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri.

Lulzim Basha 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selmani: 18/09/2018 01:54

    POPULLI VUAN PER BUKEN E GOJES KY PO NA TREGON PERALLA KLASASH PER TE TERHEQUR VEMENDJEN ARSIMIMI ME BARKUN BOSH DO TE THOTE PROSITUCION DROGE SAIMIRI KRIMINALITET VRASJE E TE GJITHA TE KEQIJAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg