Klasikja e Francës kthehet në arenë boksi, 5 të kuq dhe plot të verdhë në Paris SG-Marseille (VIDEO)

E gjithë bota po flet për të dhe madje e kanë quajtur edhe ndeshja e turpit. Klasikja e futbollit francez mes PSG-së dhe Olimpikut të Marsejës u kthye në fund fare në një fushëbetejë mes lojtarëve duke mos lënë asnjë imazh të mirë për futbollin.

Marseja e fitoi ndeshjen me golin e Florian Thauvin me rezultatin 1-0 por për ketë shumë pak mund të flitet. Ndeshja e luajtur në praninë e një numri të vogël tifozësh pati deri në 12 kartona të verdhë dhe 5 lojtarë u përjashtuan me karton të kuq tre nga radhët e PSG-së dhe dy nga Marseja. Ndeshja ishte e tensionuar por kapaku iu vu në fund.

Në kohën shtesë pas një faulli në mesfushë nisi një sherr  masiv mes futbollistëve dhe të parët që u ndëshkuan direkt me të kuq ishin Kurzawa dhe Amavi që u goditën me grushte ndërsa më pas u ndëshkuan me karton të kuq edhe Paredes dhe Benedetto që morrën kartonin e dytë të verdhë. Dhe në fund u ndëshkua edhe Neymar pas një debati verbal me spanjollin e Marsejës Alvaro Gonzales të cilin e gjuajti pas koke dhe për të cilin braziliani tha se “ është një racist prandaj e qëllova”.

Më pas braziliani ka rrëfyer se mbrojtësi i Marsejës i ka thënë” Mbylle gojën majmum”. Por këto episode në fund të ndeshjes nuk kanë qënë të vetmet. Di Maria ka pështyrë kundërshtarin Alvaro gjest i dënueshëm duke qënë se jemi edhe në pandemi por VAR nuk e ka dënuar argjentinasin. Klasikja e futbollit francez mbyllet me akuza për racizëm, të pështyra, 5 kartona të kuq dhe grushte. Marseja fiton në kryeqytet pas 10 vitesh ndërsa PSG pëson humbjen e dytë në po kaq ndeshje/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre