Klasikja pa fitues, Tiranën nuk e kënaq 1 pikë! Shkëmbi: Donim rezultat tjetër, tani të përmirësohemi

Klasikja pa fitues, Tiranën nuk e kënaq 1 pikë! Shkëmbi: Donim rezultat tjetër, tani të përmirësohemi

Trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi

Klasikja e Shqipërisë, e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës ka prodhuar 4 gola por jo fitues. Në Loro Boriçi bardheblutë kaluan dy herë në avantazh, por Vllaznia baraspeshoi me kapitenin Bekim Balaj, i cili realizoi ‘dopietë’.

“Kur kalon dy herë në disavantazh sigurisht që nuk mund të jesh i kënaqur me këtë ndeshje. Mënyra si shkoi loja nuk më pëlqeu, sidomos në pjesën e parë ku bëmë gabime teknike dhe taktika. Ndryshuam në pjesën e dytë, por në fund mund të them se rezultati ishte i drejtë,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Mir do ishte të kishim fituar, por duhet të shohim parë dhe të evidentojmë ato momente ku kemi gabuar, kur nuk kemi administruar mirë lojën dhe të përmirësohemi,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Në javën e dytë të Superligës Partizani gjeti fitoren e parë të sezonit, teksa mposhti në Arenën e Demave 2-1 Skënderbeun. Me të njëjtin rezultat edhe Egnatia mori tre pikët kundër Laçit, ndërsa sot luhet Bylis-Dinamo, por edhe Elbasani-Teuta në orën 20:00, që mbyll edhe javën e dytë të Superligës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton sulmet në 11 rajone të Ukrainës, 5 viktima! Zelensky: U sulmuam me mbi 100 raketa dhe 100 dronë! Shtëpia e Bardhë: Mbështetje e palëkundur për Kievin

Rusia shton sulmet në 11 rajone të Ukrainës, 5 viktima! Zelensky: U sulmuam me mbi 100 raketa dhe 100 dronë! Shtëpia e Bardhë: Mbështetje e palëkundur për Kievin