Rusia shton sulmet në 11 rajone të Ukrainës, 5 viktima! Shtëpia e Bardhë: Mbështetje e palëkundur për Kievin

Rusia shton sulmet në 11 rajone të Ukrainës, 5 viktima! Shtëpia e Bardhë: Mbështetje e palëkundur për Kievin

Prej orëve të para të mëngjesit, 11 rajone të Ukrainës po përballen me sulme intensive nga Rusia, e cila është përqendruar më së shumti në infrastrukturën energjetike.

Sulmeve, që presidenti Zelensky i ka quajtur ndër më të mëdhatë, nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti ukrainas, Kievi, ndërsa 5 viktima janë shënuar në mbarë territorin.

"Ishte një nga sulmet më të mëdha me mbi 100 raketa të llojeve të ndryshme dhe njëqind dronë”, tha Zelensky në një video-mesazh të publikuar në Telegram.

Në shumë zona të vendit është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa autoritetet njoftojnë se një personel i gjerë ndodhet në terren në përpjekje për të rikthyer shërbimin.

Rusia justifikon sulmet e shtuara, si përgjigje ndaj inkursionit ukrainas në rajonin Kursk, ndërsa NATO ka vënë në gatishmëri mbrojtjen ajrore polake në juglindje të Polonisë.

Për më tepër, shërbimet e inteligjencës gjermane kanë marrë lajme për një aksion të mundshëm sabotues rus kundër një objekti të NATO-s.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Opa-Soma mu, profili i një 'partie patriote'

Ylli Pata: Opa-Soma mu, profili i një 'partie patriote'