Çifti i njohur i balerinëve kanë përfituar nga sezoni i verës për të shijuar larg Shqipërisë pushime fantastike në çift, ndërsa këtë verë kemi mësuar se do të jetë edhe dasma e tyre.
Vendet që ata të dy kanë vizituar janë të shumta dhe nga rrjetet sociale kemi mësuar se kjo është një eksperiencë e paharrueshme për të dy. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen është Klaudia, e cila siç duket nuk rri dot pa baletin dhe kërcimin.
Në këto foto prima balerina duket joshëse dhe më një trup të tonifikuar e tërë muskuj që të lë pa fjalë. Në njërën prej fotove ajo ka shkruar se as me pushime nuk rri dot pa bërë balet.
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)