Klauzola 50 milionë euroshe e Hysajt, çështje te Napoli

Klauzola 50 milionë euroshe e Hysajt, çështje te Napoli

Elseid Hysaj

Dy vite më parë, kur Napoli vendosi t’i vinte një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratë Elseid Hysajt, të gjithë mendonin se një shifër e tillë vështirë se do të paguhej nga një klub për të marrë mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Por tashmë në klubin italian kanë kuptuar se vlera e mbrojtësve cilësorë është rritur shumë dhe se kjo shifër paguhet pa sforcime të mëdha, sidomos nga klubet angleze.

Shumë prej tyre janë vënë në ndjekje të futbollistit të përfaqësueses shqiptare, ndërsa mendohet se një shifër të tillë është gati ta paguajë edhe Bayern Munchen. Ndaj për Napolin, i cili ka si synim që të mbajë futbollistin e përfaqësueses shqiptare, klauzola prej 50 milionë eurosh ka filluar të kthehet në një problem real. Sipas medieve italiane, kjo është arsyeja se pse klubi ka lëshuar sinjalet e para për rinovimin e marrëveshjes me futbollistin dhe përmirësimin e kushteve financiare të tij.

Napoli synon që shifrën e klauzolës së largimit ta çojë në 80 milionë euro, ose ta heqë fare atë, për të pasur gjithmonë në dorë mundësinë e transferimit apo të mbajtjes së futbollistit sipas dëshirës së klubit italian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çentrale: 03/04/2018 13:41

    Po ikni o gazetar. Po kush e blen këtë more për 50 milionë. Futja kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)