TIRANE - A1Report ka zbardhur rendin e ditës së mbledhjes me dyer të mbylluara të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në rendin e ditës nuk janë futur diskutimet për gjyqtarët që liruan nga arresti Gjin Nikën dhe gjyqtari Osman Aliu i Kavajës, për të cilët është dërguar informacion Presidentit Bujar Nishani nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, dhe ishin paralajmëruar kontrollet nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nga ministri Nasip Naço.

Pika e parë është zgjidhja e numrit të gjyqtarëve në gjykatën e Lushnjës. 

Pika e dytë e tretë dhe e katërt, kanë zgjedhjen e Kryetarëve të Gjykatave, Durrës, Dibër dhe Kukës. 

Pika e pestë ishte për dhënien e lejes për tre ndihmësa ligjorë pranë Gjykatës së Lartë të Gjyqtares në Dibër, Emona Muçi, gjyqtareve në Berat, Diamela Goxha dhe Adelajanda Gjuzi. 

Pika gjashtë për shqyrtimin e kandidaturës së Gentiana Xhelilit nga gjyqtare në shkallën e parë në Sarandë për në gjykatën administrative të shkallës së parë në Vlorë. 

Pika shtatë për përfundimin e ushtrimit të detyrës të dy gjyqtarëve të Apelit në Korçë dhe Shkodër, Anesti Kasuli dhe Musa Halili.

Pika e tetë për shpalljen e 16 vëndeve vakant në gjykatat Gjirokastër, Korçë, Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Krimet e Rënda.

Pika nëntë shqyrtimi i propozimit të zvëndëskryetarit të KLD për ndryshimin e Rregullores për Organizimin e Inskeptoriatit të KLD.

Pika e dhjetë për diskutimet për numrat vakante për kandidatët për magjistratë për vitin akademik 2013-2014.

Pika 11, 12,13, 14 dhe 15 janë për shqyrtimin e masave disiplinore për gjyqtarët Elona Gjoka, Albano Çepele dhe Enkelejda Hoxha, Nzmije Pengili, dhe Ëngjëllushe Tahiri


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)