TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar dokumentacionin në Ministrinë e Drejtësisë mbi inspektimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, i akuzuar për korrupsion, me qëllim gjykimin mbi fillimin e procedimit disiplinor.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa bën të ditur se KLD-ja i ka kërkuar gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë verifikimin e të dhënave mbi mjekët e familjes dhe mjekët e tjerë, të cilët kanë lëshuar akte të përdorura në këto procedime penale, duke i rekomanduar edhe zhvillimin e një inspektimi tematik mbi mjekët që lëshojnë akte për qëllime provuese në procese gjyqësore.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njoftoi gjithashtu Prokurorinë e Përgjithshme për rezultatin e këtij inspektimi.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com