TIRANË - Në mbledhjen maratonë të ditës së djeshme Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, emeroi kryetarët e Gjykatave të Apeleve, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.
Më tej u përcaktuan emërimet e studentëve, të cilët kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, në vitet akademike 2011 -2012 dhe 2012-2013 profili gjyqtar, në vendet e vëna në dispozicion të tyre.
KLD u mor edhe me analizimin e veprimtarisë së gjyqtarit Shtjefën Lleshi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë mbi ngjarjen e korrupsionit të transmetuar në televizionin Top Channel.
Mbledhja nisi me zëvendësimin e anëtarëve të KLD-së në Grupin e Punës për Sistemin e Pikëzimit, në rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në gjykata.
Pas diskutimeve konstruktive mes anëtarëve të Këshillit, si anëtar i Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit u zgjodhën; Gjin Gjoni, Dritan Cakaj dhe Lulzim Lelçaj.
KLD EMËRON KRERËT E GJYKATAVE TË APELIT
Këshilli emeroi edhe kryetarët e Gjykatave të Apeleve, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.
Fuat Vjerdha- kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër
Alma Liçaj- kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë
Entela Prifti- kryetare e Gjykatës së Apelit Korçë,
Dritan Banushi kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër
U shpall vendi vakant për funksionin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
KLD pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi edhe aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 43 (dyzetetre) gjyqtarë, duke mbyllur raundin e parë tw Vlerësimit Profesional dhe Etik, për të gjithë gjyqtarët për periudhën 2005-2006.
Duke filluar nga mbledhjet pasardhëse, Këshilli, në përputhje me përcaktimin e kalendarit të gjykatave dhe gjyqtarëve do të vlerësojë punën e gjyqtarëve për periudhën 2007 - 2008 - 2009, sipas vendimit të KLD "Për sistemin e vlerësimit".
KLD: MINISTRI I DREJTËSISË TË VLERËSOJË PROCEDIMIN NDAJ SHTJEFËN LLESHIT
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit u njohën dhe diskutuan rreth raportit “Mbi inspektimin e përbashkët të veprimtarisë së gjyqtarit Shtjefën Lleshi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë mbi ngjarjen e transmetuar në televizionin Top Channel”, përgatitur nga Inspektorati i Këshillit në bashkëpunim me Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.
Në përfundim, anëtarët e Këshillit vendosën të autorizojnë Zevendeskryetarin e KLD-se, për t’i kërkuar Ministrit të Drejtësisë të vlerësojë fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Shtjefën Lleshi, si dhe të dërgojë raportin edhe institucioneve të tjera përkatëse, sipas gjetjeve të raportit.
EMËRIMET E MAGJISTRATËVE:
Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2011 – 2012:
Olkeda Lice, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
Sokol Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Matilda Llangozi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
Lutfije Celami, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
Rudina Palloi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
Edvan Veçani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;
Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2012 – 2013:
Elona Mihali, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Marsela Dervishi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
Erjon Bani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Luveda Dardha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Adelajda Gjuzi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
Diamela Goxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
Emona Muçi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;
Dritan Hasani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com