KLD, Flet Ardian Visha i PS:
Dua dhe votat e PD-se

KLD, Flet Ardian Visha i PS:<br />Dua dhe votat e PD-se
TIRANE- Avokati Ardian Visha, kandidati i propozuar nga PS-ja si anëtar i KLD-së deklaroi se do të kërkojë vota nga PD-ja në Kuvend për të fituar përballë kandidaturës së shumicës, Elvis Çefa. 

Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" avokati, ish-këshilltar i Sollakut dhe avokat i Mediut për “Gërdecin" pohon se propozimin e PS për kandidaturën e tij, e sheh si vlerësim dhe besim në mbështetjen sa më të gjërë në Kuvendin e Shqipërisë.

I pyetur nëse ai do arrinte të merte vota dhe nga maxhoranca, përfshirë këtu dhe nga deputeti republikan Fatmir Mediu, të cilin Visha e ka mbrojtur ligjërisht në çështjen e Gërdecit, avokati shprehet se kërkon një mbështetje shumë më të gjërë kuvendore. Ndërkohë që shton se votimi i kandidaturës së tij, është një dëshirë e gjithë secilit prej anëtarëve të kuvendit. Në rast se zgjidhet anëtar i KLD, Visha pohon se nuk do shfaqë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo sipas tij pasi nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lips të ketë tagra të marëdhënies dhe besimit të ndryshme, nga ai i anëtarit të KLD, veçanërisht me figurën e Presidentit të Republikës me cilësinë e kryetarit të këtij këshilli. Ndërsa për sa i përket mënyrës së si duhet të zgjidhet reforma në drejtësi, Ardian Visha shprehet se ai nuk ka një projekt të tijin, por ka rezervat e veta se si duhet të bëhet një gjë e tillë. Avokati i njohur pohon se duhet puna e një grupi njerëzisht, të cilët dhe me mbështetjen e politikës duhet të punojnë në mënyrë kompakte dhe bashkarisht.

Zoti Visha, ju keni qënë pjesë e prokurorisë prej disa vitesh dhe keni asistuar në dhjetëra gjyqe të rëndësishme. Pas kaq vitesh në sistemin e drejtësisë si e shikoni propozimin tuaj si anëtar të KLD?
Shprehem që e konsideroj nder propozimin nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste. Këtë propozim e shikoj në këndvështrim të dobisë që i jep garës në parlament për përzgjedhjen e një individi siç është ai për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Unë e shikoj këtë propozim më tepër se kaq, pasi është një vlerësim për personin tim dhe natyrisht një besim që shpresoj të gjej mbështetje sa më të gjërë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nëse do arrijë tju miratojë parlamenti, jeni të gatshëm të shfaqni kandidaturën tuaj për nënkryetar të KLD?
Jo nuk jam i gatshëm të shfaq kandidaturën time për nënkryetar të KLD-së dhe nëse do arrij të fitoj kandidaturën si anëtar i KLD. Arsyet pse, janë disa nuk është vetëm një por para së gjithash mendoj se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lipset të ketë tagra të marrëdhënies dhe besimit të ndryshme, nga ai i anetarit të KLD, veçanërisht me figurën e Presidentit të Republikës me cilësinë e kryetarit të këtij këshilli.

Në rast se zgjidheni anëtar i KLD, keni ju një projekt se si duhet të kryhet reforma në drejtësi?
Unë nuk kam një projekt të plotë për sa më kërkoni. Natyrisht kam kundërshtimet e mia mbi realitetin në drejtësi dhe veçanërisht atë penale. Kam mendime se si kjo mund të përmirësohet dhe mendoj që çështja e një projekti të plotë mbi rrugët dhe përmbajtjen e asaj se si do zgjidhet përmirësimi i gjëndjes në gjyqësor dhe drejtësi dhe veçanërisht, thashë dhe një herë atë penale. Kjo duhet të jetë objekt dhe fryt pune i një grupi njerëzisht që të punojnë në mënyrë kompakte dhe bashkërisht dhe me mbështetje të gjithanshme politike dhe jo vetëm e një individi.

Momentalisht si e shikoni institucionin e KLD, mendoni se kryen detyrën e tij kushtetuese?
Mendoj se si çdo institucion tjetër në Shqipëri vuan nga problemet e transparencës, probleme të zbatimit rigoroz dhe të plotë të ligjit dhe probleme të qartësisë në vendimarje dhe çdo lloj, që e thënë tjetër që ligji i lejon këtij intstitucioni të ushtrojë dhe të bëjë detyrën e tij. Për sa i përket komenteve të mëtejshme unë refuzoj të shkoj më tej.

Kandidatura juaj, do hidhet në votim në parlament. Mendoni se ju do arrini të merni vota nga maxhoranca, përfshirë këtu dhe votën e deputetit Fatmir Mediu?
Unë dëshiroj që të kem një mbështetje sa më të gjërë kuvendore për këtë kandidaturë. Kjo është natyrisht një dëshirë që lidhet me votën e gjithsecilit anëtar të nderuar të kuvendit dhe do t’i lutesha atyre të shqyrtojnë dhe natyrisht nëpërmjet hallkës së komisionit të ligjeve të konsiderojnë dhe vlerësojnë çdo grimcë të punës time në gjyqësor, pra në prokurori me parë dhe tashmë si avokat. Çmoj se duke lënë modestinë mënjanë, them që kam kontribuar ndershmërisht dhe me fuqinë e mëndjes dhe të zemrës time. Pastaj nëse kandidatura tjetër shikohet më e volitshme prej tyre kjo është një çështje vlerësimi që ka brenda objektivitetin, subjektivizmin. Unë jam i qetë dhe pres me kënaqësi këtë votim
(Intervista e plote u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë