TIRANË - Pas reagimit të Kryeprokurorit Adriatik Lalla, ka reaguar nedhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi u njoh me videon e shfaqur sot në emisionin investigativ "Fiks Fare".
KLD i kërkon Prokurorisë të hetojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me objektivitet ngjarjen dhe faktin, nëse ka gjyqtarë të implikuar në këtë ngjarje.
Njëkohësisht, Këshilli garanton opinionin publik se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror në hetimin objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.
Emisioni investigativ "Fiks Fare" në Top Channel denoncoi sot në mbrëmje një histori të korrupsionit në gjyqësor: pesë milionë lekë për të ndryshuar masën e sigurisë. Kjo është shuma që ka paguar një qytetar për lirimin e secilit prej pesë të afërmve të tij.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Adriatik Lalla, i cili pas denoncimit ka pezulluar drejtuesin e prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prenci, si dhe oficerin e policisë gjyqësore, Hasan Alia. Madje urdhërohet edhe një Task Forcë në Tiranë, që të zhvillojë një hetim të plotë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com