TIRANË - Dikur prokuror karriere dhe ish inspektor në këshillin e lartë të drejtësisë deri në vitin 2008, Kudret Kopo denoncon KLD për mos zbatim të vendimit të gjykatës kushtetuese për ta rikthyer në punë.

Kopo kërkon nga presidenti Bujar Nishani, i cili është dhe kreu i KLD-s të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi, pasi në të kundërt ai paralajmëron ngujim në shkallët e këtij institucioni.
Një vendim gjykate i formës së prerë është ligj, ligj do të thotë zbatim zbatim i detyrueshëm, në këto kushte KLD midis të gjitha kërkesave që kam bërë duhet ta kish marrë. Unë do të ngujohem para KLD-sw derisa vendimi të zbatohet. Nuk do të lëviz edhe vdekjen e pranoj dhe nuk lëviz pastaj do t'i drejtohem instancave ndërkombëtare, Straburgut e të gjithave me rradhë” , - tha Kapo. 
 
Ndërsa zyra e shtypit pranë KLD-s e kontaktuar nga A1Report në lidhje me denoncimin e ish inspektorit, sqaron se mandati i Kopos ka përfunduar në 2012 dhe për shkarkimin me pa të drejtë nga puna ndaj tij është paguar detyrimi financiar në vlerën e 5.2 milion lekëve.

Por duke pranuar faktin se nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për ta rikthyer në punë Kopon, administrate e KLD shprehet se kjo ka ndodhur, pasi nuk ka pasur vende vakante.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)