TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tërhiqet në momentin e fundit nga kërkesa për uljen në detyrë të dy gjyqtarëve Ilir Pashja dhe Herila Çela. Për këta dy gjyqtarë Naço në kërkesën e parë i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë uljen në detyrë për një periudhë dy vjeçare.
Kjo ulje sipas Naços duhet të bëhej në një gjykatë më të ulët se ajo e Elbasanit dhe Vlorës, ku gjyqtarët ushtrojnë profesionin. Mirëpo pavarësisht kësaj, gjatë mledhjes së djeshme ka ndryshuar qëndrim, duke kërkuar masën e “Vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.
Fill pas këtij qëndrimi, mes anëtarëve të KLD kanë plasur debatet ironike, ku mësohet se disa prej tyre kanë pohuar se dy gjyqtarët kanë shkelje të rënda dhe se është e nevojshme që ministri të propozojë shkarkimin e tyre, me qëllim që t’i japë mundësi KLD të “votojë pro” shkarkimit të dy gjyqtarëve Ilir Pashja dhe Herila Çela.
/Shqiptarja.com