Këshilli i Lartë i Drejtësisë i jep vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna gjyqtarit të Elbasanit Ilir Pashaj dhe gjyqtyares së Vlorës Herila Çela. Vendimi u mor në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku merrnin pjesë presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Në fakt KLD, si ka hequr asnjë presje kërkesës së ministrit Naço edhe pse pritej që të paktën për rastin e Pashajt të kërkohej pushim nga puna. Vendimet e tjera kanë qenë më tepër të tiparit teknik, për një leje 6-mujore për arsye shëndetësore për gjyqtaren e Tiranës, Brunilda Kasmi.
Ceremonia e betimit për gjyqtarët e dekretuar në 10 korrik në Tiranë, Enkeledi Hajro dhe Kastriot Gramshi. Vlerësimet e Inspektoriatit të KLD-së për gjyqtarët Bedri Qori, Guximtar Boçi, Daniela Shirka, Ergys Selmani, Miranda Çekrezi, Alltun Çela, Alfred Konomi, Bernina Kondi dhe Ramazan Avdiu Pika e fundit e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesave për delegime gjyqtarësh në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com