KLD, kap gjyqtarët, bënin
seanca edhe në avion
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i ka kërkuar ministrit të drejtësisë Eduard Halimi, procedimin e 6 gjyqtarëve për shkelje të rënda në detyrë. Gjashtë togat e zeza, të kapura "mat" nga kontrolli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rrezikojnë masa të ashpra ndërshkimi, pasi janë kapur në mashtrim, duke kryer gjyqe fiktive.
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i ka kërkuar ministrit të drejtësisë Eduard Halimi, procedimin e 6 gjyqtarëve për shkelje të rënda në detyrë. Raporti që tashmë ka nisur të shqyrtohet, vjen pas kontrollit të KLD, në 5 gjykata të vendit.
Gjashtë togat e zeza, të kapura "mat" nga kontrolli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rrezikojnë masa të ashpra ndërshkimi, pasi janë kapur në mashtrim, duke kryer gjyqe fiktive.
Gjyqtarët Dhurata Bilo, Durrës, Fida Osmani, Tiranë, Luan Lusha, Kavajë, Arban Lera, Korçë, Ilir Pashai, Elbasan, Mimoza Margjeka, Durrës, rrezikojnë jo vetëm ulje në detyrë apo transferim por edhe largim përfundimtar nga detyra. Sipas burimeve zyrtare nga KLD, të cilave u referohet sot gazeta Shqiptarja. com këta gjyqtarë, janë "kapur" në mashtrim dhe shkelje të rënda të detyrës, pasi kanë firmosur gjyqe, të cilët nuk i kanë realizuar faktikisht.
Pas kontrollit të ushtruar për shkelje në këto pesë gjykata të vendit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar dje Ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, raportin e plotë të kontrollit disa javor, bashkangjitur edhe me kërkesa të ashpra për procedimin e gjashtë gjyqtareve.
Të gjashtë gjatë kontrollit të sistemit "Tims" të policisë kufitare, kanë rezultuar se kanë qenë jashtë vendit, ndërkohë që në të njëjtën kohë, sipas procesverbaleve që kanë firmosur vetë, figurojnë të kenë zhvilluar procese gjyqësore.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic
25 Dhjetor, 07:58
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 07:45
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor, 07:31
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja! Mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45