TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi të miratojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin në flagrancë të gjyqtares së Lezhës Parashqevi Ademi. Për anëtarin e këtij këshilli ky institucion nuk është në ngërç, ndonëse mungesa e zëvendëskryetarit çoi në limitet kohore këtë vendimmarrje. Sipas anëtarit të KLD Artan Broci për sa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese qe e cilëson antikushtetues shkarkimin e Elvis Çefës, kjo çështje është e zgjidhur e praktikisht pasi parashikon rikthimin e tij në postin e nënkryetarit.
Por mosprania në Shqipëri e kreut të KLD-së Bujar Nishani i cili ndodhej në Gjermani, në kohën që kur ky institucion duhej të merrte në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për nisjen e procedurave për gjyqtaren e Lezhës, ka shërbyer për një debat të brendshëm në trupën e KLD-së. Sokol Çomo ndonëse ka shprehur votën e tij pro nisjes së këtij procedimi i ka kujtuar kryetarit Bujar Nishani shkeljen e ligjit për KLD-në për afatet kur ky institucion duhej mbledhur.
Burime brenda mbledhjes konfirmojnë se presidenti Nishani është shprehur se në këtë rast prevalon kushtetuta mbi ligjin, pasi gjyqtarja është kapur në kushtet e flagrancës dhe duhet t’i hapet drita jeshile këtij procesi. Afati kur KLD duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë është 24 orë pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë e cila e dorëzoi atë të premten në orën 8 e 30. Ndërsa në njoftimin për shtyp të KLD-së thuhet se mbledhja e jashtëzakonshme u mblodh në respekt të kushtetutës dhe ligjit të KLD ku u vendos miratimi i arrestimit në flagrancë të gjyqtares Ademi.
Ndërkaq mësohet se këtë të dielë në orën 12:00 Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë masën e sigurisë për gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Prendi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO