Nga mbledhja e KLD-se Foto ATSH (ARKIVE)
TIRANË, 16 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/-KLD deklaron se me paketën ligjore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, që synon të ndryshojë disa dispozita në ligjin organik "Për organizimin dhe funksionimin e KLD", kërkohet t'i merren kompetencat.
Në një letër drejtuar sot Kuvendit, ky Këshill kërkon që në mënyrën më emergjente, duhet të stopohet ritmi i këtij procesi, i cili mund të ketë pasoja shumë të rënda dhe të pariparueshme, me qëllim që të vendoset një konsultim institucional dhe i ndershëm.
"Konsultimi, ka qenë dhe duhej të ishte një ndër standardet e vlerësimit të çdo projektligji, pavaresisht nga nismëtari. Një gjë e tillë është sidomos e domosdoshme kur bëhet fjalë për një projektligj të rëndësishëm që bën rregullimin e një organi kushtetues dhe të pavarur. Për Këshillin, kjo mënyrë të vepruari është shqetësuese, pasi asnjë konsultim paraprak nuk është bërë me KLD", thuhet në letër.
Gjithashtu ky proces, thekson KLD, në dijeninë dhe informacionin tonë, nuk ka patur kohë fizike që të bëhet me asnjë nga palët realisht të interesuara. Anëtarët e Këshillit konstatojnë me shqetësim se në këtë projektligj nuk janë marrë parasysh ndërhyrjet dhe rregullimet e rekomanduara prej vitesh nga partnerët ndërkombëtarë.
KLD thekson se konkretisht bëhet fjalë për rregullimin me ligj të kompetencave të dy inspektorateve; për liberalizimin e ekskluzivitetit të Ministrit të Drejtësisë në kërkesat për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, për krijimin e komisioneve të përhershme në Këshill. Me këto ndryshime ligjore, vijon KLD, cënohet Parimi i ndarjes së pushteteve, konkretisht marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Parlamentit apo marrëdhëniet midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ekzekutivit.
"Sot ka një jurisprudencë shumë të pasur të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dizenjuar në mënyrë të qartë aspektet dhe ka theksuar fort parimet mbi të cilat ndërtohet shteti, por kjo nuk është marrë aspak në konsideratë. Për Këshillin, përbën shqetësim procedura e ndjekur e cila e vendos KLD në trysni dhe nuk zgjidh problemin, por zhyt sistemin gjyqësor në anarki", deklaron KLD./a.g/
/Shqiptarja.com