TIRANE-Shoqërohet me debate në Komisionin e Ligjeve prezantimi i kandidaturës së PS per vendin vakant në KLD, Ardian Visha. Deputeti i PD, Dashnor Sula deklaroi se kandidatura e Vishës është i papërshtatshëm për këtë post, pasi është pushuar nga puna nga Ministria e Jashtme. Ndërkaq Visha u përgjigj duke deklaruar së largimi i tij nga puna për shkak "të papërshtatshmërisë politike".
DO HABITESHA NESE PD NUK ME JEP VOTEN
Ardian Visha, përballet me Elvis Çefën, i propozuar nga PD për këtë post. Çefa, është aktualisht kreu i Agjensisë së Kthimit dhe Kompënsimit të Pronave. Ai kërkoi votën edhe të deputetëve demokratë në seancën e nesërme parlamentare ku pritet të hidhen për votim dy kandidaturat. “Unë kam marrë përkrahje nga PS për një garë jo për votë. Kandidati përballë meje është i dobët...do habitesha nëse nuk do të më jepnit votën” Visha tha se gjyqësori “është i korruptuar” dhe do të jepte kontributin e tij për të luftuar këtë fenomen në gjyqësor.
ZBULOVA VRASËSIN E SHOFERIT TË SOLLAKUT PËR 29 DITË
Visha tha se kishte drejtuar hetimet për arrestimin e vrasësit të shoferit të familjes së ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Genci Sina në shtator 2003. “Hetimin e kam drejtuar vetë dhe më janë dashur 29 ditë për të arrestuar vrasësin e shoferit të Sollakut.” Për vrasjen e Genci Sinës, Altin Arapi ndodhet i arrestuar në Belgjikë që prej 30 tetorit 2003. Gjykata shqiptare e ka dënuar me burg përjetë. Si vit më të vështirë të karrierës së tij, Visha përmend 2007, “për shkak të luftës politike”.
I BINDUR NE PAFAJESINE E MEDIUT
I pyetur nga deputetët PD, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Sokol Koçiun, a ka marrë urdhër nga ai kur ky i fundit ka qenë pjesë e Task Force, Visha u përgjigj se nuk kishte marrë urdhër nga Sokol Koçiu pasi në kohën kur Visha punonte Koçiu ishte marrë I pandehur për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës me Kolumbinë. I pyetur nga Paloka nëse vazhdonte të mendonte se Mediu është i pafajshëm në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, 15 mars 2008 Visha tha “ Në bindjen time Mediu është i pafajshëm”
(jd/shqiptarja.com)