KLD, PD miraton Elvis Cefen
PS propozoi Ardian Vishen

KLD, PD miraton Elvis Cefen<br />PS propozoi Ardian Vishen
TIRANE- Ardian Visha është emri që Partia Socialiste vuri përballë Elvis Cefës për të plotësuar vendin vakant të lënë nga Kreshnik Spahiu në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili mbante edhe postin e numrit dy të këtij institucioni.

Kandidatura u bërë publike sot paradite nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj , njëkohësisht nënkryetar i komisionit të Ligjeve, ne mbledhjen e këtij komisioni. Ai e cilësoi kandidaturën e Cefës të papranueshme, joprofesionist dhe të varur politikisht.Në kundërshtim deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kandidatura e Cefajt po sulmohet vetëm sepse është propozuar nga mazhoranca.

Në fillim të mbledhjes, opozita kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore për Cefën por kërkesë u hodh poshtë nga mazhoranca. Sipas tyre mazhoranca ka dorëzuar para kohe kërkesën dhe se në dosjen e Cefës nuk janë plotësuar të gjithë kriteret ligjore

Gjatë prezantimit të tij, para deputetëve të komisionit, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se objektivimi i tij nëse do te mriatohet si kandidaturë do të jetë rritja e transparencës në KLD.

Ne fund te mbledhjes Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës kandidaturën e Elvis Cefës. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim në shenjë kundërshtimi ndaj kandidaturës në fjalë, ndërkohë që PS nga ana e saj propozoi kandidaturën e Ardian Vishës, e cila nuk u pranua nga shumica.

FINO DJE: VERIFIKOJENI CEFEN, MOS DEL SI SPAHIU
Dje sekretari i Komisionit të Ligjeve Viktor Gumi, në emër të 30 deputeteve firmatarë, dorëzoi emrin e Elvis Cefes në Kuvend.
Shpallja e njëanshme e kandidatit për anëtar të KLD nga ana e mazhorancës, nuk ka kaluar pa ironi nga ana e kampit socialist, të cilët nuk kanë munguar të përmendin paraardhësin e tij Spahiun. Ka qënë deputeti socialist Bashkim Fino ai që ka deklaruar se duhet ta verifikojnë mirë propozimin, pasi mund të dalë jashtë kontrollit dhe Cefa sapo të marrë këtë post. "Të mos e bëjmë si puna e Kreshnikut. Ju lutem shikojeni dhe verifikojeni mirë përpara se të dëgjojë nesër që të mos na dalë keq pastaj. E ka shumë merak, verifikojeni ju lutem", ka qënë deklarata e deputetit socialist Bashkim Fino. Ndërkohë që vendin e Elvis Cefës në krye të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave, pritet ta zërë Marsida Xhaferllari, drejtoreshë e përgjithshme në ministrinë e Drejtësisë dhe mbrojtëse e draftit për Gjykatën Administrative.

Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndërkohë që mazhoranca sapo kishte nisur procedurat për hetimin parlamentar të tij dhe shkarkimin për shkelje të ligjit. Por dhe pas dhënies së dorëheqjes, tashmë kreu i AK, Spahiu është përballur me kërkesën e mazhorancës për shkarkim, ndërkohë që dosja e hetimit është dërguar në prokurori për ndjekje penale
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës