TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike propozojnë Elvis Cefën si anëtar të KLD-së në vend të Kreshnik Spahiut. Propozimi me emrin e kreut aktual të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i është dorëzuar sot kreut të komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali, ndërsa të enjten pritet të kalojë në seancë plenare.

Më 1 mars Kuvendi,vetëm me votat e maxhorancës, miratoi raportin e Komisionit Hetimor per shkarkimin e nenkryetarit te Këshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Pak javë më parë Spahiu kishte dhënë dorëheqjen për tu angazhuar në politikë dhe më 21 mars Aleanca KuqeZI u regjistrua në Gjykatën e Tiranës si parti politike. PD akuzoi Spahiun dhe kreun e shtetit se ka përdorur postin e nenkryetarit te KLD-se,  për Aleancën Kuq e Zi, e cila sipas Berishës nuk do të cënojnë asnjë votë të së djathtës në zgjedhjet e vitit 2013.
(sg/shqiptarja.com)