KLD rrëzon kërkesën e Naços
për shkarkimin e Gjin Gjonit 

KLD rrëzon kërkesën e Naços<br />për shkarkimin e Gjin Gjonit 
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjonit, por edhe për tre gjyqatrë të tjerë, Markelin Kuqja, Klorinda Çela dhe Ken Dhima. KLD ishte mbledhur prej mëngjesit të sotëm për të shqyrtuar tetë propozime të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedim ndaj gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Gjoni, i akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. 
Vendimi i KLD-së ka qenë thuajse unanim pas votimi ka qenë 12 me 1, ku vetëm Sokol Çomo ka votuar pro kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço 

Kërkesa për procedimin e Gjonit, gjyqtar i Apelit Tiranë, i cili njëherazi është dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është depozituar nga Naço, rreth 2 muaj më parë.

Ndërsa vetë anëtari i KLD, Gjin Gjoni e cilëson një sulm politik kërkesën e Nasip Naços për procedim ndaj tij. Sipas Gjonit asnjë prej akuzave nuk qendron pasi nuk është zhvilluar asnjë procedurë qoftë nga ILDKP apo nga MD.

"Po sulmohem politikisht në mënyrë të koordinuar për shkak të gjykimeve të mia ndaj ministrave aktualë. Po sulmohem për të më bërë presion për procese gjyqësore që ende kam në proces ndaj eksponentëve të lartë politik. Asnjë procedurë nuk është zhvilluar, qoftë nga ILDKP apo nga MD, asnjë akuzë nuk qëndron"- është shprehur Gjoni në mbledhjen e KLD që po zhvillohet me dyer të mbyllura. 

Në vijim të mbledhjes Gjoni ka shtuar se çdo gjë është farsë, pasi ILDKP nuk ka bashkëpunuar me KLD apo me Prokurorinë.

"Çdo burim i të ardhurave të mia dhe bashkëshortes sime janë deklaruar korrektësisht sipas ligjit.ILDKP nuk pranoi të bashkëpunonte me inspektoratin e KLD apo me prokurorinë për të vënë në dispozicion materialet provuese, kjo vërteton që çdo gjë është farsë."-shtoi Gjoni.

KLD është mbledhur prej mëngjesit të sotëm për të shqyrtuar tetë propozime të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedim ndaj gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Në 10 orë mbledhje, KLD rrëzon kërkesën për Markelin Kuqja
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar propozimet e ministrit Nasip Naço ndaj 8 gjyqtarëve. Kështu, KLD ka rrëzuar procedimin e Ministrisë së Drejtësisë për gjyqtarin Markelin Kuqja, të Gjykatës Korçë. Për gjyqtarët Shtjefën Lleshi të Gjykatës Pukë, Ilir Pashai i Gjykatës Elbasan, dhe Bujar Musta i Gjykatës Elbasan, është shtyrë shqyrtimi i procedimit disiplinor për në një seancë tjetër.

Ndërsa për gjyqtarin Andi Ymeri të Gjykatës Korçë, KLD pas shqyrtimin të procedimit disiplinor ka marrë masën vërejtje me paralajmërim.

KLD rrëzon kërkesat për shkarkimin e Ken Dhimës dhe Klorinda Çelës
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesat e ministrit të Drejtësisë edhe për dy gjyqatarët e tjerë, Ken Dhima dhe Klorinda Çela, të cilët akuzohen për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të transaksioneve.
 
Dy gjyqtarët u kallëzuan penalisht nga ILDKPKI.
 
Gjyqtaret ndaj të cilëve shqyrtohen procedimi në KLD
Ilir Pashai, Gjykata Elbasan
Bujar Musta, Gjykata Elbasan
Andi Ymeri, Gjykata Shkodër
Shtjefën Lleshi, Gjykata Pukë
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë
Klotilda Çela, Gjykata Tiranë
Ken Dhima, Gjykata Vlorë
Makelin Kuqja, Gjykata Korcë
 
Gjykata e Elbasanit dhe e Durrësit rrëzuan Prokurorinë për pezullimin e Gjonit
Paçka kërkesave të organit të akuzës për pezullimin e Gjin Gjonit nga funksioni i tij si gjyqtar, do të ishte si fillim gjykata e Elbasanit e më pas ajo e Durrësit që do të rrëzonte kërkesat e Prokurorisë duke i dhënë të drejtë Gjonit të vazhdonte detyrën dhe pse ndaj tij rëndojnë dy akuza të rënda.
 
Vetë Gjoni ka mohuar publikisht akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe ka kërkuar që të pezullohet nga KLD deri në përfundim të hetimeve.
 
Gjin Gjoni në akuzë për fshehje të pasurisë 2 milionë euroshe
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjykatësi i apelit Gjin Gjoni u padit në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi nga verifikimet e kryera ILDKP njoftoi asokohe se Gjoni kish fshehur një pasuri prej afro 2 milionë euro.
 
Por interesimit të medias se pse nuk ndërmerret një masë ndaj gjyqtarit Gjoni dhe pse ai ka kërkuar publikisht të pezullohej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky Këshill deri të premten e kalua kish vendosur t’i përgjigjej me heshtje deri sa njoftoi se në mbledhjen e 7 Korrikut do të shqyrtohet procedimi ndaj Gjonit dhe 7 gjyqtarëve të tjerë.
 
Redaksia Online
(e.s/gre.m/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe