TIRANE- Shtjefën Lleshi, kryegjyqtari i rrethit të Pukës, shkarkohet nga detyra dhe caktohet si gjyqtar i thjeshtë në këtë gjykatë. Vendimi është marrë me vota unanime nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi emri i Lleshit doli në aferat korruptive të transmetuara në emisionin investigativ Fiks-Fare. Pikërisht në pamjet filmike, përmendet emri i Shtjevnit se ka kërkuar 5 milion lekë të vjetra, shumë kjo që do të ndahej mes tij dhe prokurorit të Pukës Pëllumb Prençi.
Nisur nga kjo situatë, gjatë ditës së djeshme KLD ka vendosur të shkarkojë Lleshin dhe se në vend të tij, të komandojë gjyqtarin magjistrat Bib Ndreca, i cili ka shërbyer më parë në gjykatën e Tropojës. Pas këtij vendimi, pritet që në ditët në vijim KLD të nisë procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Lleshi, ndërkohë që paralel me këtë hetim, veprime hetimore janë duke u kryer dhe nga prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur procedim penal për akuzën e korrupsionit.
Çështja e prokurorit
I implikuar në aferën korruptive dyshohet se është dhe kryeprokurori i Pukës, Pëllumb Prençi, për të cilin pak ditë më parë Adriatik Llalla lëshoi udhërin pëzullimin e tij nga detyra. Nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se ndaj Prençit shumë shpejt do të nisë një proçedim disiplinor, dhe dhe se çështja do të shqyrtohet në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme. Aktualisht një proces i tillë ende nuk ka nisur, për shkak se tashmë pritet vetëm firma e kryeprokurorit Llalla. Ndërkohë që edhe për Pëllumb Prençin, njësia hetimore Task-Forcë në Tiranë, ka nisur hetimet për akuzën e korrupsionit.
Nishani për Zaganjorin
Presidenti Nishani gjatë fjalës së tij në KLD, ka mbrojtur figurën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, duke pohuar se kryegjyqtari nuk është i implikuar në këtë çështje. “Me keqardhje e konstatoj dhe e reflektoj si një shqetësim për demokracinë e vendit sulmin e politikës ndaj komunitetit të gjyqtarëve dhe në veçanti të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zotit Xhezair Zaganjori, që është një nga gjyqtarët më me integritet në Republikën e Shqipërisë. Si mund të akuzohet Kryetari i Gjykatës së Lartë për një çështje që nuk është pranuar si rekurs në Gjykatën e Lartë, kur ai nuk as është pjesë formale e trupës”-ka theksuar Zaganjori.
Llalla, transferon prokuroret nE Tiranë e rrethe
Transferohet 9 prokurorë, ku pesë prej tyre nga rrethet vijnë në Tiranë. Emrat që vijnë në Tiranë, janë Alketa Zelfo, Shahin Pasha, Enklid Gjini, Dritan Nushi dhe Elena Bandi. Ndërkohë që shumë emra janë transferuar në rreth të ndryshme.
Emrat
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Alketa Zelfo
- Shahin Pasha
- Enklid Gjini
- Dritan Nushi
- Elena Bandi
- Xhemal Saliaj
- Tom Deda
- Lorenc Merkuri
- Bledar Bejko
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)