TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon gjykatësin Shtjefën Lleshi. Vendimi është marrë unanimisht nga të 14 anëtarët e këtij institucioni të drejtuar nga kreu i Shtetit Bujar Nishani, dhe në prani të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco. Kërkesa për masë disiplinore nda gjyqtarit të Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi është bërë nga vetë ministri Naço.

Kërkesa e ministrit është futur tre herë radhazi në rendin e ditës së KLD-së, por vetëm sot u arrit përjashtimi i tij nga drejtësia. Lleshi nuk ka qenë i pranishëm gjatë procedimit disiplinor ndaj tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ish-kryetari i Gjyaktës së Pukës ndodhet në "arrest shtëpie"  akuzuar për korrupsion në drejtësi. Shtjefën Lleshi aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata pas përfshrijes së tij në videoskandalin e Gjykatës së Pukës, ku në këmbim të parasë me ndihmën e prokurorit, gjyqtarit, sekretares dhe kancelares së gjykatës shitje drejtësia.
 
Po ashtu, është shqyrtuar edhe masa disiplinore për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta, i cili mori vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga sistemi i drejtësisë.
 
Mbledhja ka zgjatur përreth tre orë, ndërsa për dy procedimet që nuk kaluan në mbledhjen e kësaj të mërkure, KLD vendosi t’i kalojë në mbledhjen e të hënës.

rendi i dites ne kld

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)